Pas shoqërimit në polici të ish-kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, për të dhënë dëshminë e tij për videoskandalin ku shfaqet duke i kërkuar favore seksuale për një vend pune një vajze 20 vjeçar, Policia e Dibrës ka shoqëruar në polici edhe vetë vajzën e cila pritet të zbardhë pozitën e saj në këtë ngjarje. Sipas raportimeve më të fundit, Shukri Xhelili ka thënë para policëve se “vajza i ka ardhur disa herë në zyrë dhe gjithçka ka qenë një kurth për ta futur në grackë”