Menjëherë pas publikimit të videoskandalit ku protagonist kryesor ishte kryebashkiaku i Dibrës, ka ardhur dhe reagimi i parë i mazhorancës.
Deputeti socialist Erjon Braçe me anë të një statusi në Facebook ka kërkuar largimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të majtë, duke e cilësuar gjestin e tij si neveritës.
“Neverites!!
TE SHPORET NJE SAHAT E ME PARE!!
As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet te hetohet!!
Por, tani;
Te shporet!!”, shkruan Braçe në Facebook.