Armiqësia mes këngëtarit Noizy dhe koleges së tij Dafina Zeqiri duket se ka marrë fund.
Pas publikimit të bashkëpunimit të Dafina Zeqirit dhe grupit Kaos, këngës ‘Na’, Noizy i dha mbështetje nëpërmjet rrjetit social Instagram.
Mirëpo, Dafina nuk e la pa ia kthyer një koment duke e falënderuar atë, madje e quan edhe dashuri.
“Faleminderit dashuri. E vlerësoj me të vërtetë”, është komenti i saj.