Gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës iu vunë prangat gjatë operacionit të koduar “Berati 2”. Ai i arrestua në flagrancë, ndërsa ishte duke marrë shumën 600 mijë lekë të reja për një gjyq civil, që do zhvillohej në 3 maj (sot) për çështje pronësie. Sipas policisë, për gjyqtarin kishin 6 muaj që kishin nisur hetimet. Mbrëmjen e djeshme, gjyqtari 57-vjeçar dhe djali i tij, me profesionin jurist, kishin shkuar për të marrë shumën.
Për të marrë lekët kishte shkruar 25-vjeçari Ledion Hoxha, ndërsa këtë shumë e jepte ish-polici i Beratit, Novruz Gajda. Ky i fundit ishte ndërmjetësi i biznesmenit, Dritan Jazenxhiu, i cili ishte në gjyq për çështje pronësie dhe do gjykohej nga 57-vjeçari Ibrahim Hoxha. Seanca do zhvillohej ditën e sotme në orën 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 mijë lekë, një automjet tip “Benz” me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë.