Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i PD për koncesionet, reagon Ministria e Zhvillimit Ekonomik

2016/05/02 at 10:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD për koncesionet, reagon Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i përgjigjet akuzave që kanë dalë sot nga Partia Demokratike për “dhënien e koncesioneve” për shërbime klienteliste, duke argumentuar si më poshtë të vërtetën:

Sipas ministrisë, ky “është një proces i dhënies me qera me tarifën simbolike 1 Euro, në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të sipërmarrjes private, të cilët kanë guximin dhe iniciativën të zhvillojnë aktivitete ekonomike në rritje të prodhimit vendas”.

“Së dyti, përfitimi i këtyre kontratave është bërë mbi bazën e garave të hapura të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik, përkatësisht për pasurinë “Objekti Nr.2 (ish fabrika e Tuba Rrypa) Nr. 14/a (Ish Reparti i kompresorëve) dhe Nr.20, të ish-Ndërmarrjes “Goma” Durrës, të “NPV” SHA, Durrës, është shpallur në Buletinet e APP Nr. 46, datë 23.11.2015 dhe Nr.5, datë 08.02.2016 dhe për pasurinë “Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit Labinot, Elbasan është shpallur në Buletinin e APP nr. 40, datë 12.10.2015”.

Ja sqarimi i ministrisë

Në këto gara kanë marrë pjesë subjekte të ndryshme; gara për Agjencinë e Rezervave të Shtetit një subjekt, dhe gara per NPV Durrës, 2 subjekte.

Ideja e dhënies së pasurive shtetërore me çmimin 1 Euro, me qëllim zhvillimin e pronës shtetërore dhe nxitjen e punësimit mishërohet pikërisht në këto dy investime që janë kryer dhe planifikohet të realizohen nga kompanitë “ROZAFA” SHPK dhe “KASSEL” SHPK, të mirënjohura në Shqipëri për cilësinë dhe produktet që i sjellin tregut shqiptar e më gjerë.

Lidhur me citimin nga Partia Demokratike të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave përkatësisht, vendimit Nr. 873, datë 30.10.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 Euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si Qiradhënës dhe shoqërisë “ROZAFA” SHPK si Qiramarrës, për pasurinë “Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit Labinot, Elbasan”, dhe vendimit Nr. 260, datë 6.04.2016 të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 Euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si Qiradhënës dhe shoqërisë “Kassel” SHPK si Qiramarrës, për pasurinë “Objekti Nr.2 (ish fabrika e Tuba Rrypa) Nr. 14/a (Ish Reparti i kompresorëve) dhe Nr.20, të ish-Ndërmarrjes “Goma” Durrës, të “NPV” SHA, Durrës” sqarojmë:

– Janë dy vendime të qeverisë që ia hapin rrugë kryerjes së një investimi prej rreth 8 milionë Euro dhe punësimit të rreth 800 punonjësve, pa përmëndur shndërrimin e pasurive shtetërore të degraduara në fabrika moderne të standarteve evropiane.

Kompania “ROZAFA”SHPK ka investuar deri më sot 2 milionë Euro për ndërtimin e një fabrike moderne të përpunimit të peshkut, si dhe punësuar rreth 300 punonjës. Ky investim është në zhvillim e sipër, pasi nuk janë përmbushur akoma të gjithë fazat e investimit të marra përsipër nga kjo kompani në planin e biznesit të dorëzuar prej konkurrimit të zhvilluar.

Kompania “KASSEL” SHPK, sapo ka firmosur kontratën për kryerjen e një investimi mbi 5 milionë Euro dhe punësimin e të paktën 250 punonjësve kur të ndërtohet e të fillojë punë fabrika e prodhimit të produkteve metalike dhe të drurit për fushën e ndërtimit, etj.

Faktet zbulojnë të vërtetat, të cilat nuk duhen mohuar, më keq nëse ato deformohen për publikun e gjerë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është e bindur për të vazhduar angazhimet e saj të mëtejshme në zhvillimin e ekonomisë, dhe bënë lutje për të gjithë të interesuarit të drejtohen pranë burimeve zyrtare përgjegjëse për t’u informuar në mënyrë korrekte. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes premton transparencë në cdo hap të punës së saj që kryen në shërbim të vendit.

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Si duhet t’i përgjigjemi autoritarizmit të Ramës

Video/ Gazetari Koka: Ja si më erdhi vrasësi pas shpine dhe si u përplasa

Video/ Gazetari Koka: Ja si më erdhi vrasësi pas shpine dhe si u përplasa

Video/ Koka: Mendova se krisma ishte kapsollë…

Video/ Koka: Mendova se krisma ishte kapsollë...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com