Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama për çmimin e energjisë elektrike.
Me anë të një deklarate të bërë publike për median, Basha shkruan se “edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë”.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Rama deklaroi sot se shqiptaret paguajnë fatura më të ulura energjie se më parë dhe e kundërta është propagandë e opozitës që i do të keqen.
Por të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshherë zbuluar kryegënjeshtarin e Ballkanit.
Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovat -e sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 në 9.52.
Qytetaret që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë. Ne jemi përditë me ta dhe pranë tyre dhe shohim e dëgjojmë përditë mbi faturat e kripura të energjisë.
Edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë. E ka mendjen të mbushë xhepat dhe jo të qeverisë. 2.2 mld euro të vjedhura në 2 vjet, 90 milion dollarë shpenzime luksi për qeveritaret ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës.
Ora po vjen e llogaridhënies me votë për mashtrimet e tij. Ne do të ulim çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri ne 300 kWh, buxheti i shtetit do të paguajë për familjet në ndihmë ekomomike faturën e energjisë deri ne 200 kWh dhe atë të ujit, me miliardat që sot shkojnë për zyra dhe Jaguarë, Koço, Papulë, Nushë dhe Carapulë.