Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa kacidhe

2016/04/30 at 9:35 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Armik

Nga Edison Ypi 


Nuk jam aq perfekt sa mbahem. Edhe kam gabuar. Kam dhënë kontribute për forcimin e regjimit të kurvit dhe kalitjen e diktaturës së proletariatit.

Në Politeknikum, kur isha 17 vjeç, punova me imagjinatë dhe kreativitet në stilin MFM “Me Forcat e Mia” për të prodhuar një torno në ofiçinën e shkollës të cilën e quajtën MFT “Me Forcat Tona”. Kjo ishte e para, por jo e vetmja, rropatje që bëra për të mos më ngordhur delli i kreativitetit brenda diktaturës së proletariatit ushtar në Vlorë, 19 vjeç.

Duke u menduar si të mos bëja roje me pushkë dhe helmetë, por të vazhdoja të isha Zog i Qiejve brenda një reparti ushrarak kurvist, nuk e ndala kreativitetin.

Avionë të vegjël mësimorë vërtiteshin dhe bënin  kollotumba nga Sazani në Kaninë. Këta mistreca, njëri prej të cilëve gjatë një kollotumbe ra në det, i rrëmbeja me radhë në mënyra të ndryshme nëpër ëndërra dhe arratisesha.

Bëra mullinj kafeje me gëzhojat e topave kundërajrorë 37 milimetra. Pse u duheshin mullinj kafeje atyre që s’kishin kafe ?! Këtë as sot nuk e di.

Pas mullinjve të kafes pa kafe, më erdhi një rast për kreativitet serioz. Oficerat bënin qitje me kobure mbi disa tabela që dukeshin e zhdukeshin duke ua rrotulluar bishtin një ushtar që rrinte fshehur në një gopë në tabelë. Për çdo tabelë nga një ushtar dhe nga një gropë, plus nervozizmi i oficerave që u bërtisnin ushtarëve të strukur në fund të gropës që me zor dëgjonin urdhërin për rrotullimin e tabelës, këtyre vështirësive u duhej bërë derman.

Vajta tek fabrika e çimentos. U hoqa disa kamionëve të dalë jashtë përdorimit ekektromagnetat e motorinove. Bëra tabela qitje me bisht metalik dhe bazament.

Në fundin e bishtave të tabelave vura nga një levë të shkurtër. Një kapterr shtypte butonin për të lëshuar korentin. Magneti tërhiqte levën. Leva rrotullonte tabelën, voilaaaaaa oficerat e vrërët qeshën frikshëm nga qefi që tash e tutje do ta çponin më kollaj me plumba surratin mbi tabelë të revizionistit më të rrezikshëm të botës, Brezhnjevit.
Avionët armiq nuk u çfaqën kurrë mbi Vlorë.

Pak kilometra më tutje mbi det gumëzhinte korridori ajror ndërkombëtar. Avionët çfaqeshin si pikëza mbi ekranin e radiolokatorit. Pse të mos çfaqeshin ato pikëza jo vetëm brenda radiolokatorit, por edhe në një vend që t’i shihnin të gjithë ?! ishte pyetja që ja bëra një kapterri. Kapterri ja tha komandantit. Komandanti përmes kësaj pyetje zbuloi arësyen pse prej ca kohësh nuk ndjehej mirë me shëndet, i krruhej kurrizi, i ishin skuqur sytë, i buçisnin veshët.

Dha urdhër të prerë të bëhej urgjent diçka në atë drejtim. U mendova disa netë me sytë në tavanin e kapanonit. Dhe ju futa punës. Ndërtova një tavolinë katrore 2 metra me 2 metra të mbuluar me pleksiglas që dikush e quajti “planshet”. Në qëndër të planshetit-hartë ishte vendi ku ndodhej bateria kundërajrore, rretheqark Vlora ndarë në kuadrata. Solla një kabëll nga radiolokatori.

E lidha kabllin me dy elektromotora të vegjël të quajtur “selsina” që punonin me impulse që i merrnin nga radiolokatori. Njërin nga selsinat e vura të lëvizte një akrep të madh të padukshëm nën pleksiglasin e planshetit. Tjetrin e bëra të afronte dhe largonte mbi akrep një dritëz të vogël i vetmi element që dukej nga lart mbi planshet. Para se mrekullia që do çudiste botën të inaugurohej, ndodhi një incident.

Dola një pasdite te rruga transballkanike i hipa një Skode dhe u nisa të iki në shtëpi, pa leje. Te ura e Rrogozhinës Skodën e ndali policia pak para mesit të natës. Më kthyen në Lushnje. Më plasën në një dhomë bosh në një repart ushtarak. Ndoshta ishte burg ajo dhomë, por s’dua ta quaj të tillë se s’jam aq trim. Me tu zbardhur, kapërxeva murin e repartit.

Dola te kthesa e Beratit. Gjeta një makinë. U ktheva në Vlorë. Për një ikje të tillë para disa muajsh një ushtar shijaks e kishin rrasur në burg. Mua jo. Sepse u duhesha. Ende s’kisha mbaruar planshetin. Rrezikohej inaugurimi për të cilin tashmë ishte vënë në dijeni komanda në Tiranë.

Komandanti i repartit, një Cane që kishte qënë në Bashkimin Sovjetik, e kaloi këtë incident duke më bërë mua një Sarisaltik, një Shën Naum, që bën hapa kilometrikë. Gjatë një rreshtimi mëngjezor tha Cania  për mua; Një këmbë në Rrogozhinë, një në Lushnje, një në Fier, hop në Vlorë. U zgërdhinë. Incidenti u mbyll. Në inaugurim erdhi Komandanti i madh me mustaqe si të Stalinit. Më thanë ta prezantoj planshetin. S’më dolën fjalët. I dha dum një rjetër.

Pas ushtrie më dhanë të bëj një coptues të ashklave të makinave metalprerëse. E bëra. Kaluan ca muaj, dikush solli një revistë ku tregohej një coptues italian me përmasat kryesore. U mahnita nga përputhja e përmasave dhe proporcioneve të coptyesit tim me coptuesin italian.

Bëra dhenjë pompë betoni, një pedanë fasade, si dhe adaptova mbi tre të katërtat e një vinçi italian gjysëm toni.

Vazhdova me kreativitete të tjera në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve.
Makineritë e asfaltobetonit ardhur pas lufte nga Rusia ishin katandisur mos më keq. Përzjerjen asfaltike e përgatisnin me tahmin. J’u futa të bëj një dozator preciz të bitumiti të lëngshëm të nxehtë. E bëra me shumë qef. Pasi e kisha mbaruar, drejtori, një korçar i poshtër me mbiemrin Trebicka, u ngrit e tha në një mbledhje; Pse u kujtua tani ky Edison Ypi për këtë shpikje dhe nuk e bëri më parë ?!

Bëra dhe të tjera mrekullira; tymthithës, djegës solari, dozator granili, coptues të rërës bituminoze që nuk coptoi gjë se para se të fillonte të coptonte coptuesi, u coptua sistemi.

E mbajta gjallë kreativitetin.

E ç’e do që e mbajta gjallë. Më mirë ta kisha vdekur. Atëhere zgjata jetën e diktaturës me hekura. Tani po zgjas agoninë e demokracisë me shkrime. Gabova në të dy kohërat. Punova badihava. Me kreativitet. Pa kacidhe.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/ Barcelona shënon ndaj Betisit

Video/ Barcelona shënon ndaj Betisit

12 fakte të pabesueshme rreth Kanadasë

12 fakte të pabesueshme rreth Kanadasë

Zyrtare: Urime Xhaka

Zyrtare: Urime Xhaka

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com