Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja gabimi në pasaportë që çoi në zbulimin e Arben Frrokut në Hollandë

2016/04/30 at 1:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja gabimi në pasaportë që çoi në zbulimin e Arben Frrokut në Hollandë

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, 46­vjeçari Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është ndaluar fillimisht më 6 mars të këtij viti, në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit.

Ndalimi i tij është bërë pasi nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, i është kërkuar verifikimi i dokumentacionit dhe ka pasur dyshime për vlefshmërinë.

Arben Frroku mësohet t’u ketë paraqitur policëve lokalë një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më datë 15 nëntor të vitit 1967.

Ajo që ka ngjallur dyshime për autoritetet holandeze ka qenë afati i vlefshmërisë së pasaportës, që ishte 5­vjeçar. Në pasaportë shkruhej se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018.

Për këtë arsye Frroku u ndalua, me dyshimet se dokumentet ishin të falsifikuara, dyshim që u konfirmua 3 ditë më vonë, më 9 mars. Sipas autoriteteve greke, ku Holanda kishte kërkuar informacion, personi me emrin Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga Greqia.

VERIFIKIMI

Më datë 9 mars, kur Holanda mori konfirmim nga Greqia për pasaportën e patentën false të Arben Frrokut, ai u zhvendos nga dhomat e paraburgimit në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam. Aty do të qëndronte në pritje të identifikimit e më pas të deportimit të tij drejt vendit të origjinës, sapo të mësohej zyrtarisht.

Në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave u krye një verifikim paraprak, por nuk u arrit identifikimi i tij.

Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pas deklaratës së bërë nga ish– Kryeministri Berisha, më 26 prill, Interpol Tirana i ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse një person me emrin Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, mbahej apo jo i ndaluar në Holandë. “Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohet me formatin e sistemit tonë kombëtar”, ishte përgjigjja zyrtare që Interpol Haga i ktheu Interpol Tiranës, më 27 prill.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 11:00, autoritetet shqiptare u dërguan homologëve holandezë të dhënat që ata kishin kërkuar. Përgjigjja që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten, më datë 28 prill, rreth orës 17:10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, ai është arrestuar.

Ju sugjerojmë

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
Bota

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

9 Maj, 2025 6:22 pm
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

9 Maj, 2025 6:05 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

9 Maj, 2025 5:54 pm
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
Kryesore

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

9 Maj, 2025 5:43 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

9 Maj, 2025 4:52 pm
Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Rajoni

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 Maj, 2025 4:45 pm
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat
Aktualitet

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

9 Maj, 2025 4:23 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump prezanton para bisedimeve uljen në 80% të tarifave ndaj Kinës

9 Maj, 2025 4:05 pm
Para
PD: Rama-Beqaj, pushojnë nga puna, në kundërshtim me ligjin (Dokument)

PD: Rama-Beqaj, pushojnë nga puna, në kundërshtim me ligjin (Dokument)

Thellohet piramida e borxheve të bizneseve

Thellohet piramida e borxheve të bizneseve

Shqiptari me 1 milion fansa: Vajzat duan vetë të zhvishen për mua

Shqiptari me 1 milion fansa: Vajzat duan vetë të zhvishen për mua

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
9 Maj, 2025

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe...

Lexo më shumë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
9 Maj, 2025

Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë 9 viteve...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se qytetarët, ditën e zgjedhjeve parlamentare në 11 Maji,...

Lexo më shumë

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
9 Maj, 2025

Policia e Korçës ka reaguar pas akuzave se një kandidat për deputet në qarkun e Korçës shfaqej në një video duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com