Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita kur Berisha shpalli Luftën e Ftohtë

2016/04/23 at 10:48 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita kur Berisha shpalli Luftën e Ftohtë

Nga Alfred Lela


I pamerak për përshtypjen dhe zhurmën, Sali Berisha lëshoi, gjatë punimeve të Kuvendit të enjten, një deklaratë prej së cilës u krasitën fjalët e shumta dhe mbetën vetëm dy: popull dhe armatosuni. Pa e riprodhuar të plotë deklaratën, thelbi i saj qëndronte te pafuqia e segmenteve të popullatës për t’u mbrojtur, në dritën e zhvillimeve të fundit, kur një bandë e strukturuar kishte kërcënuar e gjobitur, që nga biznesmenë shumë të fuqishëm, e deri te akademikë të njohur.

Berisha vinte në dukje këtë pabarazi, ose edhe këtë pafuqi. Ai nuk bënte thirrje për kryengritje të armatosur. Toni i tij ishte, sigurisht, kryengritës, i fortë dhe solemn. Frazat e tij kishin në përmbajtje fjalë luftarake, municioni i të cilave përbëhej edhe nga ‘armë’ apo ‘popull’, por ai nuk ishte duke ndjellë luftë, por duke mbjellë një opozicion. Me anë të një populizmi.

Sali Berisha është një politikan populist dhe këtë fakt ai e di për veten, siç e dimë edhe ne për të. Duke thënë këtë, le ta pranojmë se deklarata e tij ishte një akt PR-i politik, dhe jo një thirrje për luftë. Ata që mundohen ta artikulojnë si të tillë, dhe gjenden në shkulme zemërimi për këtë ‘herezi ndaj kushtetutshmërisë’, duhet ta dinë se Berisha në vitin 2016 mund të bëjë më shumë ndjekës në zemërim, se sa në luftë. Dhe ai është në kërkim të ‘më shumë’.

Me zemërimin, Berisha, është në të drejtën e tij të gatuajë bukë politike. Ngjan i pavend dhe hipokrit stërmundimi për të rifreskuar hard drive-in politik me imagjinaren e ‘97-ës. Apo dhe për të thënë se opozita kërkon pengimin e Reformës në Drejtësi. Apo më tej se Berisha është i zhbalancuar psiqikisht. Ngjarjet të cilat e shtynë z. Berisha drejt ‘zhbalancimit’ nuk janë të krijuara prej tij. Ai u bë, në fillim, i pari reporter i tyre.

T’i kujtojmë ato shkurtimisht për ata që gjithmonë ia nisin historive nga bishti.

Ish-kryeministri thirri para pak ditësh një konferencë shtypi urgjente, ku kumtoi se kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës është kërcënuar që të tërhiqet nga gara. Ai përmendi edhe emrin e kërcënuesit. Agjencitë ligjzbatuese i përshpejtuan lëvizjet, të shtyra edhe nga ky denoncim publik i ish-kryeministrit. Ndoshta edhe me sigurinë që të jep zëri i opozitës, e cila përfaqëson një pjesë të mirë të opinionit publik. Pavarësisht fijeve dhe stërkëmbëshave të prapaskenës, Emiljano Shullazi, i përmendur nga Berisha si kërcënues i akademikut Koni, u arrestua. Gjykata dha për të masën e sigurisë ‘arrest me burg’ mbështetur në një dosje, informacionet e së cilës zbuluan edhe më shumë nga sa dihej, ndërkohë, sipas të dhënave të medias më të vjetër në botë ‘fjalëve të gojës’.

Denoncimi i Berishës dhe informacionet që pasuan i bënë me dije opinionit publik shkallën e pasigurisë. Gjykuar edhe nga pamja e paqetë e ditëve të fundit, e personit që është në ngarkim të sigurisë së nënshtetasve të Republikës, z. Tahiri, qytetarët e kuptuan se ata nuk kishin as sigurinë dhe as ministrin. Ish-Kryeministri Berisha u shfaq si alternativë për të dyja mungesat.

Alternativat, gjithmonë, vijnë me një teprim.

Ka, sigurisht, një teprim në thirrjen e Berishës, por brenda zjarrit të saj, fle e ftohtë një përllogaritje politike: E paskrupullt dhe gjeniale në të njëjtën kohë. Arma, sidomos në psikën e një populli të enamoruar me dyfekun, është sinonim i sigurisë, forcës dhe burrërisë. Sali Berisha këtu i nguli themelet e deklaratës së tij. Përballë pasigurisë, ai vizatoi mjetin e sigurisë: pushkën. Mitologjia shqiptare, ku arma ka një vend të rendit të parë, u takua me mitin antik të Prometeut, i cili ka zjarrin në qendër, ose kalimin e këtij mjeti force dhe ekskluziviteti nga zotat te njerëzit.

Nuk ka luftë dhe as është lufta qëllimi i Berishës. Deklarata e tij madje bën të kundërtën: garanton paqen. Është si gara e armatimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë të ashtuquajturës Luftë e Ftohtë: Fakti që të dyja palët zotëronin arsenal të sofistikuar ushtarak, shërbeu si pengesë e luftës dhe jo shtysë e saj.



Ju sugjerojmë

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Aktualitet

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

18 Maj, 2025 3:53 pm
Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
Aktualitet

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

18 Maj, 2025 3:00 pm
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

18 Maj, 2025 2:45 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!

18 Maj, 2025 2:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

18 Maj, 2025 1:55 pm
Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim
Bota

Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

18 Maj, 2025 1:45 pm
Para
Arta Dade ministre e Brendshme? Ja çfarë tha Rama

E fundit/ Arta Dade terhiqet nga kryesia e PS

Ja marrëdhënia që ka jashtë serialit Ozani me Gylsereni

Ja marrëdhënia që ka jashtë serialit Ozani me Gylsereni

Shifrat/ Kompanitë e huaja transferuan miliona euro jashtë Shqipërisë

Investitorët që “përzumë”, lista e kompanive që ikën nga Shqipëria

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
18 Maj, 2025

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues...

Lexo më shumë

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
18 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e shpallur në kërkim,...

Lexo më shumë

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
18 Maj, 2025

Policia e Shkodrës nga kontrollet e ushtruara ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com