Komisioni i medias ka diskutuar sot lidhur me zgjedhjet në universitete dhe çështjen e shumëdiskutuar ditët e fundit kërcënimin e kandidatit, Mynyr Koni.
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e ka cilësuar këtë situatë të papranueshme dhe ka kërkuar në emër të PD që të shtyhen zgjedhjet në universitete.
“Studentët dhe pedagogët ndihen të pasigurt. Ministria hartoi programin, ndërhyri në proces. Zgjedhjet kanë rënë, ministrja duhet të gjejë zgjidhjen. Kryeministri Rama të përgjigjet për kërcënimet”, tha Boçi.
Ndërkohë, sipas deputetit demokrat Genc Pollo një arsye pse duhet të shtyhen këto zgjedhje në universitete është edhe fakti se sipas tij, kandidatja Klodeta Dibra është e politizuar.