TIRANE- Rektorati i UT ka reaguar për kërcënimin e kandidatit Mynyr Koni. “UT u informua për ngjarjen e rëndë të zhvilluar përkatësisht ditën e enjte dhe të premte ku janë kërcënuar Dekani i fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe kandidati për rektor Mynyr Koni si dhe rektori aktual Dhori Kule. Këto kërcënime kanë patur për qëllim terheqjen nga gara vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të kandidatit Mynyr Koni”, thuhet në deklaratë.
“Ky është një rast i paprecedent dhe i pakonceptueshëm që ndodhi brenda isntutcioneve arsimore”, vijon UT.