Edhe pak muaj e ndajnë nga të tetëdhjetat, por këtij të moshuari i ka ardhur letra për herë të tretë për të kryer shërbimin ushtarak.
Ai quhet Emin Sarikaya nga qyteti turk Kayser.
Sarikaya tregon se ushtrinë e ka kryer për herë të parë në vitet 1957 dhe ’59, kohë kur ushtria në Turqi ishte vetëm dy vjet.
Megjithatë edhe pse nga kryerja e shërbimit ushtarak të Emin Sarikaya kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli, para dy vitesh në adresën e tij, mbërriti një letër në të cilën pretendohet se Sarikaya ka evituar shërbimin ushtarak dhe se është i obliguar të paraqitet për të përmbushur këtë detyrë.