TIRANE- Deputetja socialiste Valentina Leskaj, njëherësh edhe n/kryetare e Kuvendit i ka kërkuar Ilir Metës që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës për ti hequr mandatin deputetes që Berisha i thotë “zonja lokomotiva”, vetë Leskaj ka vendosur të mos e bllokojë këtë proces që partia e saj nuk e ka futur në votim prej dy javësh. Përmes një letre dërguar kreut të Kuvendit, Leskaj shkruan: “Mandati im të shkojë në Kushtetuese”.
Kujtojmë se opozita ka kërkuar të votohet në parlament dhe më tej të gjykohet në Kushtetuese heqja e mandateve për deputetët e PS, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. PD i akuzon këta deputetë për përvetësim të fondeve publike. Ndërkohë para një muaji Parlamenti votoi për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Koço Kokëdhimës, po me kërkesë të PD-së.