Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e Artan Lames/ Pas operacionit jam bërë njeri më i mirë

2016/03/30 at 12:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra prekëse e Artan Lames/ Pas operacionit jam bërë njeri më i mirë

Artan Lame, studiues, koleksionist dhe drejtor i Aluiznit, i qe nënshtruar një operacioni në zemër, i cili edhe pse i vështirë, doli me sukses. I kthyer tashmë në shtëpi ai falenderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhin e mëposhtëm.


Miq,

Në botimin e parë të romanit “Njeriu me Top”, Dritëroi fut një nga ato skenat trashendentale, që veç njerëz të pakohë si ai mund t’i çpikin. Aty, plaku Mere, një natë dimri sëmuret dhe vdes, mblidhen njerëzia fshat e krahinë, e qajnë dhe nisen ta varrosin.

Pastaj udhës për në varre, plaku Mere, që edhé s’kish vdekur, por kish rënë në një biçim letargjie, u ngjall dhe filloi t’i bjerë me grushte qivurit. Njerëzia ja dhanë vrapit të tmerruar, ndërsa plaku mbeti në krah të qivurit vetëm me hoxhën që këndonte duva për këtë mrekulli të paparë të Allahut. Nejse, në fund, plaku Mere kthehet në shtëpi nëpër të ftohtë dhe skena mbaron me të pranë zjarrit, duke kontrolluar listat se kush i kish vajtur në varrim e kush jo. Pak a shume kjo me ngjajti edhe mua. Si u ktheva që andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush, kam dy ditë që lexoj, e lexoj e, s’mbarojne mesazhet e njerezve njohur e panjohur, që m’i nisnin ndërsa as vet s’e dija në isha këtej a andej.

JU FALEMINDERIT TE GJITHEVE! Të njohur e të panjohur, të afërm e të largët. I faleminderit Mirelës që në dyshimin e pakorrigjueshëm nëse duhej bërë a jo ndërhyrja, vendosi gjënë e drejtë (është hera e parë në jetë që merr një vendim pa më pyetur mua). Ju faleminderit të gjithë ekipit të mjekëve të operacionit 7­orësh, mjekëve që më ndiqnin në çdo çast, ndihmësmjekeve, infermjereve, e deri tek sanitarja më e fundit. Ju faleminderit juve që erdhët e me takuat në spital, apo që erdhët deri atje dhe u mjaftuat veç të pyesni në isha mirë.

Ju faleminderit të gjithë ju që më ofruat gjithë ç’mundnit, nëse do kisha nevojë. Unë nuk e di nëse u bë burrë më i mirë a më i lik plaku Mere, kur përfundoi egzaminimin e listave të atyre që i kishin vajtur a mosvajtur në varrim. Unë për vete jam bëre më i mirë. Thelbi i besimit qëndron tek dy gjëra, tek dhimbja dhe tek tërheqja. Dhimbja, vuajtja fizike, e bën njerinë të kuptojë kotësitë e shumicës së botës materiale. Dhe tërheqja, shkëputja nga bota, e bën të fitojë atë distancë të domosdoshme që duhet për t’u ngritur mbi tollovitë e zallamahitë e ditës. Unë i kalova të dyja, ndaj më lejoni t’u them ç’kuptova në fund. Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri­tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, cmirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë. Ishte nje surprizë e pamatë për mua të shihja vajza e djem të rinj infermiere, që kalonin 12 ore turne nate, duke u kujdesur pa prerë, si t’i kishin prinder, për njerëz që as i njohin e as do i shohin më pas një a dy ditësh. Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më.

Nëse doni ta hapni nje portë, hapeni. Eshtë gjithmonë bukur. Krishterimi e humbi luftën me botën tokësore. I hyri një beteje qindravjeçare që në fillesat e kapitalit në Republikat Italike, apo nëpër qytetet racionale të Vendeve të Ulta, s’ka rëndesi. Por pavarësisht kësaj lufte planetare të humbur, ai s’harron kurrë që të na kujtojë disa të vërteta universale, sa herë që pranojmë të kemi veshë: Kot mundohemi për vete. Në rastin më të mirë të mundshëm, prapë ato të shkreta 2 metra dhé do marrim në fund. E vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. S’ka rëndësi çfarë, panem, amor, vitam.

A. (Pasqyre.al)



Ju sugjerojmë

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike
Bota

Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

23 Korrik, 2025 8:10 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Qeveria merr vendimin: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për pasuritë private…

23 Korrik, 2025 8:00 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!

23 Korrik, 2025 7:44 pm
Trump bisedon me Presidenten e Meksikës mbi çështjen e migracionit në kufi
Bota

Presidentja e Meksikës: 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

23 Korrik, 2025 7:32 pm
Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg
Aktualitet

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

23 Korrik, 2025 7:25 pm
Para
Adriatik Llalla në SHBA/ Priten disa arrestime politikanësh?

Adriatik Llalla në SHBA/ Priten disa arrestime politikanësh?

Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Ta therim Ermirën

Ta therim Ermirën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
23 Korrik, 2025

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim...

Lexo më shumë

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
23 Korrik, 2025

Nga 1 janari i vitit 2026, çdo qytetar do të ketë mundësinë të kryejë rivlerësimin e banesës së tij në...

Lexo më shumë

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
23 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbyllin një marrëveshje tregtare që do të vendoste tarifa prej 15% për importet...

Lexo më shumë

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
23 Korrik, 2025

Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë takuar mbrëmjen e 23 korrikut në Stamboll, me ministrin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com