Mediat italiane “Rai News” dhe “Corriere Della Sera” dhe ajo gjermane “FOCUS” raportojnë se tre shtetas nga Kosova janë ndaluar në
Gjermani në lidhje me sulmet terroriste që ndodhën sot në Bruksel.
Sipas tyre, një zëdhënës i Policisë Kriminale në Bavari ka konfirmuar për këto media se tre shqiptarët janë arrestuar si të dyshuar se kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel.
Tre shqiptarët ishin duke udhëtuar me një mjet dhe kanë ngjallur dyshime te oficerët e policisë në Bavari
Pasi janë ndaluar, Policia ka ushtruar kontrolli në mjetin e tyre ku nuk ka gjetur as eksploziv dhe as armë, por kanë gjetur 10 mijë euro.
Tre shqiptarët nga Kosova po udhëtonin me një “Mercedes Benz” ngjyrë gri. Thuhet se dy prej kosovarëve janë vëllezër, ndërsa tjetri një mik i tyre.
Të tre shqiptarët nga Kosova punojnë për një kompani ndërtimi në Belgjikë. Madje, për njërin prej kosovarëve kishte marrë edhe urdhër për t’u dëbuar nga Belgjika.