Policia e Gjirokastrës ka ofruar një informacion paraprak, lidhur me ngarjen e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Shtëpëz, në Gjirokastër, ku mbetur i vrarë me armë zjarri, 29 vjeçari Dorian Çelo Lluka, si edhe u plagos Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues po në Gjirokastër, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Sipas Policisë së Gjirokastrës, në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit”, është gjetur i braktisur automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY. Ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.
Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç, ku po punohet për kapjen e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë njoftimin, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.