Arrestohet administratori i kompanisë ‘Omega Farma’ Fatos Çausholli. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se Çausholli u arrestua pasi akuzohet për shmangie të detyrimeve doganore me vlerë 40 mln lekë. Në pranga gjithashtu ka rënë edhe agjenti doganor me inicialet M.B, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit “Vitamina”.