Kjo përgjigje është e lidhur me tre elementë
Pastërtia
“Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër ‘territorin’ nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.
Kënaqësia
Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Disa hulumtime kanë treguar se gratë me burra të bërë synet janë më të kënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar të kundërtën).
Disa femra thonë se penisi i bërë synet duket më i bukur nga ai që nuk është bërë. Të tjera thonë të kundërtën. Për marrëdhënien seksuale, syneti nuk ka ndonjë efekt të veçantë për gratë. Për burrat e bërë synet koka humbet pak ndjeshmëri dhe ata mund ta vazhdojnë më gjatë aktin seksual.
Dhimbja
Femrat të cilat kanë problem me vagjinën e tharë më të këndshëm e kanë seksin me partnerin e pabërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët, zbulon hulumtimi danez.//Express