TIRANE– Ben Blushi ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PS-së. Edhe pse aty thuhet se ka pasur debate të ashpra, Blushi i pohoi por nuk preferoi ti komentojë.
Ai e shfrytëzoi vemendjen mediatike për të mbajtur qendrimin e tij për incidentin e Elbasanit. “E ka burimin nga kjo seli dhuna në Elbasan, dhe për këtë Partia Socialiste duhet të lëshonte një komunikatë ku duhet të distancohet nga dhuna”, tha Blushi. “PS nuk e ka bërë”, shtoi ai.
Sakaq Ben Blushi, tha se i ka falur ata 10-15 djem të rinj që fishkëllyen kundër tij në Elbasan, sepse problemi nuk qendron tek ata, por tek frymëzimi dhe orientimi partiak, theksoi ai.
Pjesë nga deklarata e Blushit para selisë së PS-së
Pati debat në mbledhjen e grupit për situatën në parti dhe ngjarjen në Elbasan. Unë doja të shpjegoj çfarë ka ndodhur në Elbasan. E thashë në mbledhje dhe po e them edhe në publik se ngjarjet e Elbasanit e kanë burimin në këtë seli, urrejtja, armiqësia nxiti ata në Elbasan të ngrihen kundër meje. Unë nuk ka asgjë me ata 10-15 të rinj i kam fal të gjithë. Ata janë nën presion psikologjik.
Çfarë qendrimi mbajtën deputetët për këtë ngjarje?
Duhet të pyesni kolegët për këtë. Por Partia Socialiste duhet të mbante distancë, sepse një parti politike ka edhe rol në shoqëri. Duhet të edukojë njerëzit. Kur nuk mban distancë, kjo do të thotë se raste të tilla mund të përsëriten.
Çfarë tha Rama?
Duhet të pyesni vetëm Ramën se ccfarë qendrimi ka ai për ngjarjen e Elbasanit. Sa është ai përgjegjës për këtë gjuhë dhune.
Z.Blushi pse nuk keni folur me emra për të inkriminuarit në PS?
Partia Socialiste ka votuar ligjin e dekriminalizimit me kushëtzim nga BE dhe SHBA. Nëse PS nuk ka pasur asnjë kriminel, pse e ka votuar? Kjo pyetje (emrat) nuk është për mua por për PS dhe Prokurorinë.
Pati acarim në mbledhjen e grupit?
Nuk është në stilin tim të them se çfarë u bë në nje mbledhje me dyer të mbyllura. Pati iniciativë për të debatuar…por për këtë pyesni drejtuesit e grupit.
Po një foto që keni bërë me Kreshnik Spahiun?
Ju gazetarët bëni lajme nga gjëra që nuk janë fare lajme. Ajo është foto e para një muaji dhe nuk ka konkluzion politik.
Keni marrë një kopje të statutit të partisë?
Sapo e mora statutin e partisë, dhe ende nuk mund të flas për të. Por në parim them se nëse është hequr e drejta e zgjedhjes përmes votës, PS-ja është rrëzuar.
/Opinion.al