Bleona Qereti do të jetë anëtarja e dytë e jurisë së spektaklit “Your Face Sounds Familiar”. Lajmin e ka konfimuar për Opinion. al vetë këngëtarja duke u shprehur që është një kënaqësi e veçantë për të, të marrë pjesë në spektaklet shqiptare.
E pyetur nëse do të stacionohet për një kohë të gjatë në Shqipëri, Bleona ka thënë se ajo do të iki dhe do të vijë shpesh, pasi nuk mund ti le përgjysëm projektet e saj në SHBA.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, ka thënë se do të jetë gjithashtu shumë kënaqësi të jetë krah gazetarit, Arian Çani me të cilin bëri paqe në shtator të vitit të kaluar.
Ky është bashkëpunimi i dytë i Bleonës me dy producentet, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Një vit më parë ajo ishte një nga anëtaret e jurisë së X-Factor.