Alket Rizai e ka ndarë mendjen të arratiset dhe këtë gjë do ta arrijë me çdo kusht.
Autoritetet greke janë vendosur në alarm, pasi kanë gjetur brenda burgut ku ai ndodhet një tunel të gjatë 10 metra
“Protothema” shkruan sot se në dhomën ngjitur me atë ku qëndron Rizai, është gjetur një tunel 10 metra i gjatë.
Nuk dihet ende se ku të burgosurit i kanë fshehur mbeturinat e gërmimit, por po hetohet për të zbuluar planin që ishte bërë për arratisje.