Është vërtetuar se 90% të femrave do të provojnë dhimbjet e tmerrshme përgjatë ciklit menstrual dhe për shumë mundësi këto dhimbje mund të jenë të tepërta, e shumë të padurueshme.
Megjithatë të keni kujdes e të bëni kontrolle nëse keni dhimbje të tilla të forta, se këto dhimbje të forta mund të jenë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor siç është Endometrioza apo infeksion i mitrës.
Kështu konsumoni gjatë atyre momenteve apo edhe përgjatë ditëve të tjera ushqim që të përmbajë magnesium dhe calcium, të cilat janë të shëndetshme për të ndihmuar relaksimin e muskujve dhe lirimin e tyre. Zakonisht përdorni perime të gjelbra si spinaqi apo hithrat.
Konsumoni më tepër karrota apo ushqime që përmbajnë karoten dhe vitamina A dhe C, këto elemente ndihmojnë lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual.
Qëndroni në ndonjë vend të ngrohtë duke mos anashkaluar edhe qëndrimin në natyrë ku ka diell.
Gjatë këtyre ditëve pini shumë ujë, anashkaloni pijet alkoolike.