TIRANE- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, teksa i drejtohej sallës së parlamentit foli për mediat ku edhe sqaroi se çfarë do të kërkojë sot opozita në seancë.
“Kemi një kërkesë parimore”, tha ai, duke shtuar se “po kërkojmë një ndryshim të miratueshëm nga parlarmenti në ligjin e dekriminalizimit në mënyrë që deputetë dhe funksionarë të tillë (si Prenga) të mos jenë në Parlament”.
Sipas Bylykbashit, një person i tillë nuk mund të ushtrojë një funksion të tillë dhe me ligj duhet të përjashtohen derisa të dalë vendimi i gjykatës.
Mazhoranca sipas tij nuk ka asnjë arsye të mos e miratojë. Mazhoranca ndryshoi reformën territoriale për të plotësuar kërkesat e Idrizit në momentet e fundit, tha Bylykbashi.
Pyetjes se Armando Prenga është vetëpërjashtuar, ndaj ligji mund të mos jetë i nevojshëm, Oerd Bylykbashi tha se “kërkesa e tij është nul, nuk ka vlerë ligjore, nuk e parashikon asnjë rregullore”. /Opinion.al