TIRANE- 12 emigrantë tentuan të kalonin kufirin shqiptar me destinacion përfundimar Gjermaninë. Bëhet fjalë për shtetas nga Pakistani të cilët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri i gjerlbërt Greqi-Shqipëri. Pasi u kapën këta persona u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavijë ku u intervistuan, thotë policia. Klandestinët në përfundim të procedurave janë rikthyer përsëri në shtetin grek, thuhet në njoftim.