Në kohët kur jetojmë nuk na duhet domosdoshmërisht një biletë avioni për të parë një vend ekzotik, mjafton të shohim Instagramin.
Në fakt numri i pëlqimeve të marra nga një destinacion në Instagram ka filluar të jetë një faktor përcaktues për njerëzit që zgjedhin të udhëtojnë drejt një vendi të caktuar, sipas webit të udhëtimeve Amadeus.
Por çfarë mund të mësojmë për një destinacion thjesht nga ajo çfarë shohim në Instagram?
Sipas një kompanie të transfertave ajrore, e cila studioi se cilat postime dhe destinacione janë më popullore në Instagram, duket se renditja e vendeve më atraktive dhe me më shumë pëlqime flet në favor të qyteteve të tilla si: Los Anxhelos, Bangkok, Londër, Taipei dhe Majemi. Qytete të tilla klasike, si Nju Jork dhe Paris nuk qëndrojnë në listën e 5 qyteteve kryesore.
Është interesante të shohësh se si lista e qyteteve që kanë marrë më shumë like është e ndryshme nga lista e qyteteve që kanë më shumë përhapje në Instagram, e që dominohet nga Nju Jorku, Londra, Parisi, Dubai dhe Los Anxhelos.
Londra për shembull duket se është qyteti ku janë realizuar numri më i madh i fotove selfie, ndërkohë që në Hog Kong dominojnë fotot e peisazheve.
Nuk është aspak rastësi që nga Los Anxhelos postohen shumë fotot me karater tundues dhe joshës.
“Los Anxhelos ka plazhe dhe pjesa më e madhe e fotove janë të realizuara në rroba banje duke treguar pjesë të ndryshme të trupit”, tregojnë specialistët e studimit.
Ndërsa Parisi vazhdon të mbetet qyteti ku dominojnë fotot e postuara nga çiftet, Tajlanda godet me foto të realizuara të ushqimeve.
Lista e qyteteve me më shumë pëlqime në instagram:
- Los Anxhelos
- Bangkok
- Londer
- Taipei
- Majemi
- Madrid
- Paris
- Seoul
- Nju Jork
- Rome