Çelsi e Valencia u ndeshën sot në çerekfinalet e Youth League, kompeticioni evropian për 19vjeçarë.
Koha e rregullt u mbyll 11, ndaj u nevojitën penalltitë dhe aty ndodhi diçka skandaloze: arbitri nuk pa një gol të shënuar nga Valencia.
Duket e çuditshme, por është e vërtetë, sepse një penallti e gjuajtur nga Valencia u përplas në një prej drurëve mbështetës të shtyllës dhe u kthye në fushë, ndaj arbitri Adrien Jakotet mendoi se u përplas direkt në shtyllë.
Ajo penallti ishte vendimtare për fatet e ndeshjes, sepse Çelsi u kualifikua, ndërsa Valencia protestoi gjatë dhe në fushë hyri edhe trajneri i ekipit të parë, Geri Nevil, por më kot.