Është liruar pasi nuk u provua vepra penale, Dritan Gjeçaj, punëtori shqiptar rezident në Treviglio që kishte pritur Maria Giulia Sergio, italianen nga Inzago e cila ishte konvertuar në myslimane, për tu nisur më pas për xhihad në Siri.
Ndërkohë që është dënuar me 3 vite burg bashkëshortja, Ljubjana Gjeçaj, edhe ajo shqiptare, që sipas akuzës kishte furnizuar Fatiman dhe burrin e saj Aldo Kobuzin me bazë logjistike, duke i paguar biletat e avionit për në Turqi, etapa e parë para se të shkonin në Siri.
Trupi gjykues ka dënuar me një masë më të shkurtuar, motrën e Maria Gulia, alias Fatima, e cila u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, Aldo Kobuzi.
Janë dënuar gjithashtu edhe Baki Coku dhe Arta Kacabuni, dy xhaxhallarët e Kobuzit, të cilët janë dënuar respektivisht me 2 vite e 8 muaj.
Aldo Kobuzi aktualisht ndodhet në Siri dhe lufton në krah të ISIS-it, bashkë me bashkëshorten italiane Maria Giulia Sergio, e cila është konvertuar në myslimane.
Në 1 korrik 2015, policia italiane arrestoi shtetasen Arta Kacabuni, 41 vjeç, vjehrra e Maria Giulias dhe banore e Scansano.
Po kështu u arrestuan edhe babai nëna dhe motra e Maria Gulia Sergios që lufton përkrah xhihadistëve.
Ndërkohë që në Shqipëri u arrestua Baki Çoku, xhaxhai i Aldo Kobuzit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga italianët, edhe pse bashkëshortja e tij ishte shprehur se nuk kishin lidhje me terrorizmin, pasi kishin kohë pa folur me Aldo Kobuzin.
Mendohet se grupi rekrutonte persona për të luftuar në Siri, madje dy familjet shqiptare dhe italiane kishin bërë krushqi dhe po përgatiteshin për të shkuar në Siri për të luftuar për xhihadistët.
Foto: Maria Giulia Sergio. ditën e martesës me Aldo Kobuzin
Foto: Baki Coku, xhaxhai i Aldo Kobuzit, i arrestuar në Shqipëri
Foto: Maria Giulia Sergio, gjatë një transmetimi televiziv
Foto: Të arrestuarit e Operacionit “Martesë”