Një kambist është dhunuar dhe grabitur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, duke i marrë 20 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur G. Tocila po dilte nga banesa e tij për të shkuar në punë. Sipas dëshmisë së vetë kambistit kanë qenë 3 persona të aramtosur dhe të maskuar të cilët pasi e kanë lidhur me karikuesin ejë telefoni i kanë marrë paratë që kishte për punë dhe janë larguar me një mjet tip “Opel”.
Lajmi është bërë me dije nga Neës 24, ndërsa ende nuk është konfirmuar nga policia.