Motrat binjake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u martuan në një ditë, tashmë do të varrosin edhe burrat e tyre në një funeral të përbashkët, pasi ata vdiqën vetëm një ditë pas njëri-tjetrit.
“Daily Mail” shkruan se Lynda Tomlinson dhe Ann Ross, 61 vjeç, u njohën me bashkëshortët e tyre në të njëjtën ditë, në pistën e vallëzimit të lokalit të tyre të preferuar.
Ann nisi një marrëdhënie me Ron Ross, ndërsa Lynda filloi një lidhje me Pal Derrick Tomlinson. Në 1973, të dy çiftet u fejuan dhe më pas u martuan më 15 shkurt të 1975.
Sipas medieve të huaja, Ron Ross u diagnostikua me kancer në zorrë një vit më parë dhe vdiq një ditë pas ditëlindjes së tij të 64-të. Ndërsa Derrick pësoi një atak në zemër, por kishte edhe një sërë problemesh të tjera dhe vdiq një ditë pas Ronit, në moshën 61-vjeçare.