Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka urdhëruar fillimin e punimeve për këndin e debatuar të lojrave në territorin e parkut kombëtar të liqenit. Dje, në park kanë hyrë makineritë e rënda të cilat kanë filluar gërryerjen e dheut për të përgatitur kantierin e ndërtimit.
Kundër ndërtimit të këndit të lojrave ditët e fundit ka patur reagime të shumta nga qytetarë dhe veprimtarë civilë. Disa ditë më parë një grup qytetarësh prishin në mënyrë demonstrative gardhin e rrethimit të kantierit të ndërtimit. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit që kërkon zhvillimin e dëghesave publike me qytetarët para vendim-marrjes për çdo lloj ndërtimi.
I ashtuquajturi kënd lojrash thuhet se është në fakt, një infrastrukturë argëtimi urbane, e cila përfshin platforma dhe struktura betoni, si dhe ndërtime të ngurta. Praktikisht, ky kënd ka ngitur shqetesime se do të urbanizojë një ndër të të fundit hapësira të gjelbra të mbetura në Tiranë.