TIRANE- Kastriot Dervishi ka sjellë në vemendje një moment nga vitet ’90 kur luftohej për demokraci e pluralizëm. “Më 20 shkurti 1991 nuk është ditë vetëm e rrëzimit të shtatores të diktatorit vetëm në Tiranë. Të njëjtën ditë populli i Korçës ka rrëzuar “Enverin e ri” që ishte vendosur në këtë qytet qysh prej 3 tetorit 1988. Jo nderim i fortë duhet sot edhe për popullin e qytetit në fjalë”, shkruan Dervishi në një status në Facebook.
Sipas tij, kjo ngjarje është lënë jashtë kujtesës historike. Në atë kohë madje u dënuan ata që terhoqën zvarrë bustin. “Gjykata e Rrethit Korçë, me disa gjykatës që janë edhe sot pjesë e sistemit të drejtësisë, ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar prej pjesëmarrësve me një afat vuajtje dënimi deri në 2 vjet heqje të lirisë. Në njërin prej vendimeve, thuhet se është “poshtëruar” publikisht emri i E.H.”, shkruan Dervishi.