Deputeti socialist Alfred Peza deklaron se Ben Blushi, po kërkon të plotësojë ambicien e tij personale për tu bërë kryetar i PS.
“Kur hyn në politikë i synon të gjitha postet politike. Ben Blushi e di shumë mirë që lider nuk emërohesh, por bëhesh. Dhe që të bëhesh lider i një partie si PS, duhet të bësh luftrat e tua. Ben Blushi po zhvillon një nga fazat për ambicien e tij personale”, tha Peza.