ELBASAN- Një 39-vjeçar është hedhur nga kati i tretë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Siç bën të ditur policia burri me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe dërguan shtetasin Gj.L. në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën. Mësohet se 39 vjeçari ishte në depresion.