TIRANË- Sait Fishta nuk është një emër i panjohur në botën e biznesit dhe politikës. Kompleksi ‘Fishta’ është ndër të parët ndërtuar në Velipojë dhe aktualisht më i madhi ne zonen bregdetare.
Në kohën e qeverisjes së djathtë u bllokua zgjerimi i kompleksit me pallate të reja. Kushdo që ka qenë në Velipojë ka parë një pallat që qendroi për vite të tëra me tela të dalë për shkak se policia ndërtimore kishte tentuar ta shembte. Asokohe, Sait Fishta ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sakaq në 2013, emri i tij rezultoi në listën e kandidatëtëve për deputetë të Partisë Socialiste. Ai renditej i 6 në këtë listë por nuk arriti të hynte në Parlament. Biznesmeni vazhdoi ndërtimet e reja në Velipojë. Këto dy vitet e fundit janë ndërtuar disa pallate qe prokuroria vendosi t’ia sekuestrojë sefundmi Sait Fishtës. Organi i akuzës bëri të ditur për mediat se lejet janë dhënë jashtë rregullave nga komuna e Velipojës.
Nuk dihet sa të drejta janë vendimet e prokurorisë, do të jetë gjykata ajo që do ta vlerësojë pasi te kete degjuar edhe mbrojtjen. Sait Fishta akuzohet për veprën penale të ”ndërtimit të paligjshëm”, kur në fakt pallatet e kishin lejen e ndërtimit të lëshuar nga komuna. Vetë prokuroria thotë se paligjshmëria është kryer nga anëtarët e KKRT së komunës.
Në link njoftimi i plotë i prokurorisë për bllokimin e pallateve: Prokuroria sekuestron pallatet e kompleksit Fishta