6 muaj më parë, një notare 16-vjeçare gjeti një shufër ari rreth 500 gramë, në një liqen në Bavari. Në atë kohë, prindërit e vajzës e dorëzuan në polici.
Por, që atë ditë e deri më sot pronari nuk u gjet dhe tashmë 16-vjeçarja mund ta mbajë arin me vlerë rreth 15 mijë auro.
Sipas “Daily Mail”, e mitura, emri i të cilës nuk bëhet me dije, thuhet se ishte duke notuar në një liqen, kur u tërhoq nga një dritë e fortë. Sigurisht që 16-vjeçarja priste diçka të çmuar, por jo një shufër ari që peshonte 500 gramë.
Pas këtij zbulimi u ngritën menjëherë dyshime se për se në liqen mund të ishte një thesar i lënë nga nazistët.
Pas denoncimit të vajzës, në liqen u dërguan zhytës nga policia, por nuk është gjetur asnjë gjë tjetër me vlerë.
Kështu, për 6 muaj me radhë shufra e arit qëndroi në polici dhe në mungesë të pronarit, i cili nuk u gjet gjatë kësaj periudhe, policia vendosi t’ia dhurojë atë vajzës, e cila e kishte gjetur.
“Mund ta mbajë ajo, vlen rreth 15 mijë euro”, tha komisari Gunther Adolf nga Berchtesgaden i Bavarisë, duke shtuar se identiteti i vajzës është anonim.