Shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit dyshohet se ishte Florenc Çapja.
Vrasja e xhaxhait të tij në vitin 2005 në Elbasan, dyshohet se është shkaku i akt- hakmarjes së tij në kryerjen e dy vrasjeve.
Ai ka një vrasje në 2012 në qytetin e Elbasanit dhe një në 2015, në Itali.
Lidhur me vrasjen e 2012, Panorama Online shkruan se në gusht të vitit 2012, biznesmeni Gentian Beqiri u ekzekutua në banesën e tij ndërsa ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Edhe pse ai ndodhej nën vëzhgimin e dy punonjësve të policisë, atentatorët arritën ta ekzutonin. Policia identifikoi si autor të ngjarjes Florenc Çapjen, i cili ishte në hasmëri me Gentianin
Për vrasjen e 2015
Fadil Mema, ishoficer i Policisë së Shtetit u vra në mars të vitit 2015 në Itali. 54 vjeçari, i cili prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash u ekzekutua me gjashtë plumba pistole në sytë e bashkëshortes. Dyshimet për këtë vrasje ranë mbi familje Çapja. Kjo pasi Memës, i cili ishte bërë atentat dhe në vitin 2006 kur ishte efektiv i Policisë Rrugore. Ai u qëllua në qytetin e Elbasanit dhe për këtë në atë kohë policia tha se kishte identifikuar si autor Florenc Çapjen.
(a.h)