Një situatë e pakëndshme duket se i ka ndodhur kryeministrit Rama kur iu drejtua si çdo të mërkurë zyrës së Kryetarit të Kuvendit. Gazeta Koha Jonë, duke iu referuar burimeve nga kryeministria, shkruan se Rama ka mbetur në ashensorin që do ta ngjiste për te zyra e Metës. Sapo është futur në ashensor, gazeta shkruan se i kanë fikur dritat, të cilat i kanë rikthyer në pak sekonda. Por gazetës, që të të kuptohet për një veprim të qëllimshëm, edhe pse gjithçka është rregulluar, Rama ka preferuar të marrë shkallët.