Zbulohen detaje nga sekuestrimi i drogës në autobusin me të cilën studentë të FRESSH ishin nisur për një udhëtim turistik drejt Turqisë.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se nga hetimet e para ka rezultuar se sasia e hashashit të fshehur në autobus ka qenë e guidës që bënte shoqërimin e studentëve, duke përjashtuar kështu si studentët ashtu edhe shoferin.
Ka qenë një sasi 100 kilogramë hashash e paketuar në një çantë.
Punonjësi i agjencisë, ka tentuar të përfitojë nga fakti që grupi ka qenë politik dhe besonte se pikërisht për këtë nuk do kishte pengesa gjatë rrugës.
Policia turke ka pasur sinjalizim për këtë veprim dhe pas sekuestrimit ka bërë arrestimin e përfaqësuesit të agjencisë që ka përgatitur udhëtimin.
Pas kontrollit dhe hetimeve të para freshistët kanë vazhduar rrugën.
Ambasada shqiptare ka mbajtur në kontakt Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mësohet se janë shkëmbyer të dhena mes dy policive.