Analisti Artan Hoxha deklaron se Meta hodhi kunja me madhësinë e traut ndaj Ramës dhe Bashës në takimin e përbashkët duke i sulmuar të dy krahët.
“I mikloi të dy krahët.Kur je brënda një koalicioni dhe bën simetrinë, në fakt ka asimetri. Ndaj peshon më shumë thumbi ndaj Ramës se sa thumbi ndaj Bashës”, tha Hoxha.
Sipas tij, Meta dhe LSI po luan politikën e një pozicionimi ndryshe nga 18 muajt e parë të qeverisjes. Kjo për interesat e tyre politike.