Pak orë më parë ju treguan se një grup alpinistësh shqiptar, u ngjitën në majën e Kilimanxharos, mes tyre edhe dy femra. Për Opinion.al ata tregojnë të gjithë rrugëtimin e tyre me detaje: Lexoni mëposhtë:
“The Marangu route” është një nga rrugët më të përdorura për arritur majën e malit. Kjo është rruga më e lirë ekonomike dhe ngjitja e malit është 5 ditë, një ditë më pak se rrugët e tjera. Por kjo nuk është gjithmonë më e mira, për shkak të periudhës së shkurtër të aklimatizmit. Duke qenë se ka kasolle përgjatë rrugës, u jep mundësinë të flini në to nëpër kampet e ngritura shiten ujë mineral, lëngje, çokollata, birra. Të gjitha pajisjet mbarten nga hamallët, të cilët ju përgatisin edhe ushqimin.
Dita e parë
Marangu Gate (1860m) – Mandara hut (2715m)
5 orë udhëtim
Distanca 8.1 km
Habitat: pyll kodrinor
Rruga nga Moshi në portën e parkut kombëtar, shkon rreth 50 minuta. Rruga kalon në fshatin Marangu , që është i vendosur në pjesën më të poshtme të malit. Me të arrritur në portën e parkut, të gjithë pjesëmarrësve u duhet të regjistrohen në zyrat e parkut dhe të bëhen gati për nisje. Hamallet do të rregullojnë pakot e tyre, me ushqim, ujë, gaz për të gatuar, si dhe shumicën e gjërave tona. Na duhet të mbajmë çantë ditore me ujë për të pirë, drekën dhe rroba për ndërrim .
Udhëtimi nis në zonën pyjore me shi. Në pyll ka mjegull, rreke dhe myshk, si dhe gjenden shumica e kafshëve .Udha kalon pranë një tip përroi me shkurre dhe mund të kalosh pas 1.5 ore ecje në udhën kryesore. Për të arritur në Mandara Hut që është kampi i parë. Secila nga kasollet mban 6 deri 8 persona me dritë diellore. Kapaciteti total i kampit është 60 persona Darka përgatitet dhe shërbehet në mencën e përbashkët.
Dita e dytë
Mandara hut (2715m) – Horombo hut (3705m)
6 orë udhëtim
Distanca 11.6 km
Habitat: shkurre
Shtegu kalon nëpër një pyll të ngjeshur anash bazës se kraterit Maundi dhe më pas kalon në zonë me shkurre. Është mirë të ngjitesh tek krateri për të parë pamjen impresionuese të kraterit Kibo. Nëse dita është e kthjellet krateri Kibo ndriçon për së largu.
Sapo të ngjitemi në zonën shkurrore , do të shohim bimët më të njohura të Kilimanxharos, sikur Lobelia gigande endemike që rritet në 3 m lartësi, Senecia deri 5 m .
Pas 6 oresh ecje shkohet në Horombo Hut, ku ka dushe për tu larë dhe ku mund te flesh dhe darkosh.
Dita e tretë
Horombo hut (3705m) – Açlimatisation day
Kampi mban 120 vetë ka atmosferë të bukur për aventura edhe defrime. E rëndësishme është të pihet shumë ujë dhe të lëvizet ngadalë
Dita e katërt
Horombo hut (3705m) – Kibo hut (4730m)
6 orë udhëtim
Distanca 9.6 km
Habitat: shkretetire alpine
Pas mëngjesit, mund të vazhdohet ngjitja. Ka dy rrugë për këtë njëra më lartë e tjetra më poshtë. Më e rekomanduara është e poshtmja pasi kjo është më e lehtë dhe zgjat një orë më pak dhe kalon në pjesën e fundit ujore në 4130m. Duhet të mbushni ujin që ju keni nevojë për dy netë përrveçse në rastin kur mund të blini ujë mineral në KIbo Hut. Përsëri ecni ngadalë, pini shumë ujë.
Kibo hut është shtëpi e ndërtuar që mban 60 persona . Maja prej këtu është vetem 1195 m, ku do bëhet ngjitja dhe zbritja. Duhen përgatitur pajisjet për të ftohtë, shkopinjte , rroba termike, të bëhet zëvendësimi i baterisë së llambës e kokës, merren extrabateri për kamerat, për të mbrojtur ngrirjen e ujit duhet të keni qese termike. Gjumi në orën 7 të darkës, pasi e nesërmja do të jetë një ditë e lodhshme.
Dita e pestë
Kibo hut (4730m) – Uhuru Peak (5895m) – Horombo hut (3705m)
7- 8 orë ngjitje Uhuru Peak, 6 to 8 hours zbritje to Horombo
Distanca 5.4km ngjitje dhe 15 km zbritje
Habitat: gure dhe akuj
Zgjimi në orën 23 e 30, konsumojmë mëngjesin dhe nisemi për rrugë.
Pjesa e parë është një rrugë me gurë deri në shpellen Hans Meyer dhe një copë udhe për të ndenjur, me pas nis zigzagu për në pikën Gillman në buzën e kraterit. Kjo është shumë e vështirë, me gurë që rreshqasin dhe rrëpira, që do përgatitje të lartë fizike e mendore.
Prej këtej do ketë dëborë deri në Uhuru peak. Në varësi të kohes, do të jetë dhe qëndresa më pas do zbrisni.Totali i ecjes do të jetë 14 orë … ndaj përgatituni për ditë të keqe të rëndë. Më pas do shijoni natën e fundit në Horombo që do ju duket parajsë.
Dita e gjashtë
Horombo hut (3705m) – Marangu Gate (1860m)
6 orë udhëtim
Distanca 19.7 km
Deri në portën e fillimit, ku do regjistrohemi prapë, do marrim çertifikaat dhe plaçkat tona.