Shumica e njerëzve e dinë tashmë se konsumimi i çajit ka shumë aspekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm. Por, të paktë janë ata që dinë benefitet e bustinave të tij. Ja pse nuk duhet ti hidhni ato:
1. Sy të fryrë dhe të lodhur
Caji ndihmon në lehtësimin e skuqjes dhe ënjtjes dhe freskon sytë e lodhur. Vendosni qeset e çajit në ujë akull të ftohtë apo thjesht derdheni në ujë e më vonë lëreni në frigorifer. Ne ju sugjerojmë ti përdorni ato në kohën e gjumit, ndërsa pushoni sytë tuaj. Kjo është shumë e nevojshme për të gjithë e për më tepër është pa kosto.
2. Këmbët e djersitura
Në një legen me ujë hidhni disa qese caji dhe më pas fusni këmbët. Bëjeni para gjumit për 15 minuta dhe më pas fshijini me një peshqir të pastër.
3. Ilaç për djegiet e vogla nga dielli
Qeset e lagura të çajit lehtësojnë dhimbjen e djegieve. Por nëse janë prekur zona më të mëdha të trupit tuaj, përpiquni të bëni një dush të ftohtë duke shtuar disa qese çaj në ujë.
4. Dëmtimet nga depilimi me brisk
Qeset e lagura të çajit largojnë dhimbjet nga prerjet edhe gjatë depilimit me brisk.
5. Puçrrat e fytyrës
Aplikoni qese çaji të ftohur në lëkurë dhe lereni të qëndrojë për 10-15 minuta. Në Afrikën e Jugut caji jeshil është përdorur në mjekësi lokale tradicionale për shekuj me radhë.
6. Higjenë orale
Një qese çaj e futur në ujë mund të përshpejtojë procesin e shërimit të një ulcerë të keqe në gojën tuaj. Ujin e përdorni si gargarë.
7. Larjen e enëve
Nëse jeni alergjik ndaj sapunëve ose detergjentë të tjerë. Pa marrë parasysh sa e çuditshme kjo tingëllon, çaji ka aftësi pastruese për enët. Me qeset e lagura të cajit ju mund të largoni shënjat apo yndyrat nga pasqyra, dritaret, dyshemeja, sportelet e kuzhinës apo orendi të tjera prej druri.