Në një studim të fundit është vënë re se femrat shpenzojnë më shumë para për veshje se meshkujt, edhe kur artikujt që ato marrin janë thuajse të njëjtat me ato të djemve.
Sipas një vëzhgimi të bërë në New York, në 800 produkte që janë marrë në shqyrtim është vënë re se rrobat e femrave janë 7% më të shtrenjta se ato të meshkujve.
Përshembull një palë xhinse dhe një T-shirt Polo për femra, e cila nuk ndryshon shumë nga ajo e meshkujve, është më e shtrenjtë për femrat sesa për djemtë.