TIRANË- Pritet të mblidhet sot Komisioni për Reformën në Drejtësi. Opozita ka njoftuar se do të jetë e pranishme dhe do të shpalosë kritikat që ka për draftin e maxhorancës.
PD-ja thonë se janë të paktën 11 propozime të Komisionit të Venecias, që nuk janë përfshirë në draftin e ekspertëve të Partisë Socialiste. Ato kanë të bëjnë me formulën e emërimit të funksionarëve të drejtësisë nga kuvendi, mandatin e kryeprokurotit, rolin e presidentit në gjyqësor etj.
Edhe LSI do të paraqesë paketë ne propozimeve, në të cilën përfshihen vërejtjet që u bënë në komision nga deputeti Spartak Braho. Zyrtarisht, LSI-ja pritet ta shpallë sot variantin e saj për ndryshimet kushtetuese, i cili është i ndryshëm me atë të grupit të Nivelit të Lartë të Ekspertëve, që mbështetet nga Partia Socialiste.
Më datën 21 janar pritet të mbërrijë në Tiranë një grup i ekspertëve të Venecias për konsultimet e fundit me palët politike në Shqipëri për këtë reformë.