Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Modena, ku e përfshirë ka mbetur nje familje shqiptare me katër persona në bord. Sipas raportimeve të medias lokale, në makinë krahas prindërve ishin edhe dy vajzat e tyre, respektivisht 4 dhe 2 vjeç.
Dëmtimet më të rënda i ka pësuar vajza e madhe e cila ka marrë lëndime në kokë, ndërsa për fat të mirë të katër personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për këtë ngjarje thuhet të jetë bërë dalja nga e makinës nga rruga dhe përfshirja nga flakët.
Për fat të mirë, prindërit kanë reaguar shpejt duke nxjerrë fëmijët nga makina, pa u djegur plotësisht.