Një studente 20-vjeçare ka kallëzuar penalisht një të burgosur, pasi ky i fundit e përndiqte dhe e kërcënonte përmes rrjetit social “Facebook”.
I burgosuri, i identifikuar me inicialet E.S. dyshohet se me anë të telefonit celular përndiqte studenten 20-vjeçare me sms në profilin e saj në “Facebook”.
Policia nuk jep shumë detaje për identitetin e tij, pasi çështja është nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por është zbuluar se i burgosuri, që e vuan dënimin në një burg të Tiranës, i kërkonte vajzës me ngulm që të shkonte ta takonte në institucionet e vuajtjes së dënimit
Pas kërkesave, nisën edhe kërcënimet ndaj vajzës, e cila nuk mundi më dhe shkoi ta kallëzonte në polici. (Panorama.al)