Në emisionin e Blendi Fevziut, Opinion Tv Klan, Artur Zheji ka deklaruar se, kur u bënë ndryshimet kushtetuese në 2008 u përdor kriteri i zhbllokimit, pra, u ul steka, duke zgjedhur një president konsensual. Tani ndodh që duan gjithëpërfshirjen. Për gjykatësit steka kërkohet të ngrihet. Për këtë kam qenë dakord që në 2008. Ka një paradoks, që presidenti zgjidhet me 71 vota, dhe gjykatësit me 94 vota. Ky është një nonsens.