TIRANË- “Nuk duhet të marrim veprime të nxituara, duhet të nisë dialogu politik për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi”. Kështu është shprehur Ilir Meta në mbledhjen e Kryesinë e LSI-së.
Duke folur për herë të parë, pas dorëzimit të draftit nga ekspertët dhe largimit të PD nga tryeza, ai tha se:
“Tani që ekspertët kanë dhënë kontributin e tyre është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar për të çuar para dhe konsoliduar procesin e reformës me qëllim arritjen e një dokumenti përfundimtar të cerfitikuar nga ndërkomëbtarë dhe komisioni i Venecias”
Më tej Meta shtoi se, Komisioni i Venecias sugjeron hartimin e amendamenteve kushtetuese nëpërmjet dialogut. Konsensusi politik në Parlament është i domosdoshëm jo vetëm si çështje numrash, por si bashkim vullneti politik. Një reformë gjithëpërfshirëse është me besueshmëri dhe jetëgjatësi të sigurtë.