Organet e njeriut po mbillen brenda deleve dhe derrave me qëllim që të shpëtojnë jetën e njerëzve, që janë në listat e pritjes për të kryer transplant.
Më shumë se 50 deleve dhe derrave u janë futur embrione hibride, njerëzore dhe shtazore me qëllim që organet e tyre të zhvillohet plotësisht si njerëzit. Qelizat njerëzore injektohen në embrion dhe formojnë organin.
Ky eksperiment është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ende teknikat nuk janë aplikuar në vendet e tjera të botës. Në Britani kërkuesit shpresojnë që të legalizojnë këtë teknikë sa më parë.
Daniel Garry, një kardiolog, i cili drejton projekte në universitetin e “Minnesota” ka thënë: “Ne mund të bëjmë kafshë pa zemër”.
Një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën vitet e fundit, ndërsa prisnin në lista për transplant.