Mbi 5 mijë ha tokë bujqësore, banesa dhe rrugë janë sot nën ujë edhe pse koha është përmirësuar. Uji ka filluar të terhiqet ngadalë, por ende në disa zona situata vazhdon të mbetet problematike.
Lushnja, Durrësi, Elbasani, Gramshi, Rrogozhina, FushëKruja, Dibra, Kavaja, Shijaku, Shkodra, Korça e Fieri janë me prezencë uji. Qindra kafshë kanë ngordhur dhe dëmet në tokat bujqësore janë të pallogaritshme.
Banorët kanë shkuar sot që në orët e para të mëngjesit, duke tentuar të largojnë ujin me mënyra rrethanore.
Ende nuk ka një dëm të evidentuar dhe të saktë nga institucionet shtetëore për faturën e dëmeve të kësaj përmbytje.