Një adoleshente nga Austria braktisi shtëpinë e saj për tu bashkuar me ISIS, por përfundoi si skllave seksi në duart e terroristëve, përpara se të rrihej për vdekje.
Bëhet fjalë për Samra Kesinovic, 17 vjec e cila bashkë me shoqen e saj Sabina Selimovic, të mbërriti në Siri në Prill të 2014.
Ato u përdorën nga terroristët për të reklamuar ideologjinë e grupit në rrjetet sociale, teksa shfaqeshin ne foto ku mbanin armë në dorë midis burrave të ISIS.
Por pikërisht në momentin kur 17 vjecarja vendosi të arratisej nga streha e militantëve në Raqqa, ajo u vra prej tyre.
Një grua tuniziane që kishte qënë pranë vajzave, por kishte mundur të arratisej nga militantët, tha se ato u përdorën brutalisht si skllave seksi derisa u rrahën deri në vdekje nga militantët.